Sport

Është ‘ok’, Xavi i jep Barcelona-s fitoren e parë


Xavi Hernandez ka debutuar me fitore në krye të stolit te Barcelona-s. Fitorja ka ardhur në derbi përballë Espanyol-it të Keidi Bares.

Edhe pse një fitore minimale 1-0, Barcelona ka dhënë shkëndijat e para të një cikli të ri.

Lojtari i Kombëtares së Shqipërisë, mesfushori fierak Bare, nuk pati asnjë minutë në këtë ndeshje pasi ishte i dëmtuar.

Barcelona dominoi lojën, pavarësisht se golin do e gjente me 11 metërsh. Pjesa e parë e takimit përfundoi me rrjeta të paprekura.

Në pjesën e dytë do të vinte dhe goli i vetëm i takimit. Memphis Depay shënoi në minutën e 48 për 1-0. Minutat e mbetura prodhuan lojë, por jo gola.

Me fitoren e arritur, Barcelona shkon në kuotën e 20 pikëve, në vendin e gjashtë në La Liga. Espanyol-i qëndron në kuotën e 17 pikëve në vendin e 11.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore