Shqipëria

Ermal Meta nis turneun e tij në Shqipëri


Këngëtari i njohur shqiptar me famë ndërkombëtare, Ermal Meta, ka lajmëruar se do të vijë në Shqipëri për të realizuar turneun e tij.

Koncerti do nis në 26 korrik, në @CityOfTirana në “ Air Albanian”. Koncerti është falas dhe biletat mund të rezervohen nëpërmjet një platforme online së shpejti.

Ai në një lidhje të drejtpërdrejtë me Erjon Veliajn u shpreh se “mezi po pres për gjithë këtë që po përjetoj në këtë moment”.

“Do jetë live i parë i vërtetë pas një periudhe të tillë që kemi kaluar. Koncerti i parë që do mbaj do jetë në tokën time, kjo më bën jashtëzakonisht krenar.”

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore