Tanët

Ekipi Olimpik i xhudos nga Kosova, do të pritet me ceremoni shtetërore


Këtë të hënë, bëhet pritja e kampioneve olimpike nga Kosova, të cilët janë nisur nga Japonia, pas dy javësh qëndrimi atje.

Të artat e Kosovës, do të priten me ceremoni, fillimisht në aeroportin “Adem Jashari” në ora 19:50, pastaj në ora 21:00 do të mbahet një ceremoni në sheshin “Nëna Terezë”.

Sipas agjendës së paralajmëruar nga Komiteti Olimpik i Kosovës, të pranishmëve në shesh, priten t’iu drejtohen Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, trajneri Driton Kuka, si dhe dy kampionet olimpike nga Kosova, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.

Kujtojmë që Kosova fitoi dy medalje të arta në Tokio, duke e çuar në tre numrin e përgjithshëm të medaljeve në historinë e në Lojërave Olimpike, pas medaljes së artë që fitoi Majlinda Kelmendi në debutimin e Kosovës në Olimpiadën e Rios në vitin 2016.

Derisa, suksesin e Majlindës e përsëritën dy vajzat nga Kosova, Distria Krasniqi në kategorinë deri në 48 kilogramë dhe Nora Gjakova deri në 57 kilogramë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore