Sport

Ekipet e Premier League në “luftë” për Barella-n


Chelsea dëshiron të nënshkruajë me mesfushorin e Inter-it, Nicolo Barella, thotë gazeta italiane Calciomercato.

Barella, 25 vjeç, konsiderohet si një talent i lartë pasi ndihmoi Italinë të fitonte Euro 2020 dhe Inter-i po lufton financiarisht, kështu që mund të duhet të mbledhë fonde duke e lënë atë të largohet nga skuadra italiane.

Liverpool dhe Tottenham janë gjithashtu të interesuar, por Thomas Tuchel i Chelsea është i prirur të hapë bisedimet së shpejti.

Barella ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm në sukseset e tyre, siç tek Inter-i, ashtu edhe te Italia.

Mesfushori italian vlerësohet rreth 70 milionë euro në “Transfermarkt”, shumë e cila do të ndihmonte shumë skuadrën italiane.

Megjithatë, pavarësisht problemeve financiare, nuk është e sigurt nëse Inter është gati ta lërë Barella-n të largohet, pasi është lojtar shumë i rëndësishëm për ekipin ziekaltër.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore