Gatimi

E shëndetshme dhe e shijshme: Bukë integrale


Ilustrim

Përfitimet e miellit integral janë të njohura prej kohësh – ka më shumë lëndë ushqyese dhe është i mirë për tretjen. Që të mos shqetësoheni se çfarë buke mund të blini si miell integral, zgjidhja është: bëjeni vetë. Nuk është e vështirë.

Përbërësit:

200 gr miell thekre integral

1,5 lugë të vogël kripë

7 g maja

1 lugë mjaltë

2 luge vaj ulliri

400 ml ujë të ngrohtë

Fara sipas dëshirës (liri, farat e lulediellit, farat e kungullit, susam, liri i bluar)

Përgatitja:

Përbërësit e thatë i bashkojmë në një enë dhe i përziejmë që të bashkohen, më pas shtojmë përbërësit e tjerë dhe i bashkojmë me lugë. Përzierja bëhet pak më e hollë.

Lyejeni tavën e bukës me gjalpë dhe masën e derdhni në të. Lëreni për rreth gjysmë ore që të ngrihet. Kur brumi të ketë ardhur për t’u pjekur në furrë të parangrohur në 200 °C për rreth 30 minuta. Përdorni një kruese dhëmbësh për të kontrolluar nëse buka është pjekur.

Një avantazh tjetër i bukës integrale është se thahet më pak se buka e bardhë, kështu që mund ta konsumoni për disa ditë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore