Sport

Real Madrid, e hëna vendimtare për luftën për titull


Për të vazhduar luftën për titull ose për t’u dorëzuar tërësisht në këtë aspekt. Kjo është biseda më e rëndësishme për Real Madrid-in.

Me katër rikthime të rëndësishme, madrilenët e përgjysmuar në sulm, presin Real Sociedad-in në të njëjtën gjendje.

Pesë janë mungesat e madrilenëve, në krahasim me tetë të Real Sociedad.

Pas fitores së Barcelona-s dhe Atletico Madrid-it, presioni është i tëri mbi skuadrën e Zidane-s.

Madrilenët vijnë në formë të mirë, me pesë fitore radhazi, dhe katër ndeshje radhazi pa pësuar gol në të gjitha kompeticionet.

Real Sociedad në anën tjetër, ka tre fitore në tri ndeshjet e fundit, ku ka shënuar mesatarisht tre gola në këtë periudhë.

Ndeshja fillon në orën 21:00, në stadiumin e dytë të Real Madrid, “Alfredo di Stefano”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore