Sport

E goditi me shqelm kundërshtarin, Federata e Futbollit të Italisë merr vendim për sulmuesin e Juventus-it


Federata e Futbollit të Italisë e ka dënuar sulmuesin e Juventus-it, Moise Kean, me gjobë prej 10 mijë eurosh dhe një pezullim prej dy ndeshjesh, pas përjashtimit të tij në ndeshjen që ekipi i tij e humbi ndaj Romës me rezultat 1:0 të dielën e kaluar.

Kean mori karton të kuq në minutën e 90-të të ndeshjes kur pas një dueli fizik me ftubollistin e Romës, Gianluca Mancini-n, e goditi nga mbrapa.

Kjo ngjarje ndodhi vetëm 30 sekonda pasi sulmuesi bardhezi ishte futur në fushë.

Trajneri i Juve-s, Massimiliano Allegri, konfirmoi se 23-vjeçari u ka kërkuar falje trajnerëve dhe bashkëlojtarëve për reagimin e tij të panevojshëm duke shtuar se klubi gjithashtu do ta gjobisë për këtë sjellje.

Pezullimi i Kean do të thotë se ai do të humbasë ndeshjet e ardhshme të Juve-s në Serie A kundër Sampdoria-s dhe Inter-it gjatë javëve të ardhshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore