Sport

Durant ndanë pikëpamjet e tij për Marihuanën, në një intervistë me David Letterman


Foto nga emisioni i Netflix, “My Next Guest Needs No Introduction me David Letterman”

Gjatë një paraqitjeje në emisionin e Netflix, “My Next Guest Needs No Introduction me David Letterman”, Kevin Durant foli për mënyrën se si e sheh marihuanën dhe e krahasoi atë me një “gotë verë”.

Ylli i Brooklyn Nets, i cili e informoi Lettermanin se kishte pirë marihuanë para intervistës, tha se ajo “të qetëson”.

Gjithashtu, Durant foli për investimin në platformën e teknologjisë së kanabisit Ëeedmaps përmes Trity Five Ventures.

“Ne jemi partnerë me ta në përmbajtje dhe duke u përpjekur të gjejmë mënyra për të ndryshuar narrativën rreth atletëve dhe marihuanës”, i tha Durant Letterman për përfshirjen e tij me kompaninë.

Ai vazhdoi të thotë se do të ketë marihuana kudo në qytetin e New York-ut ku njerëzit do të jenë në gjendje të blejnë ligjërisht marihuanën në vitet e ardhshme.

Më pas ai përmendi padrejtësinë, se njerëzit janë futur në burg pasi kanë shitur pak marihuanë.

Foto: Clutchpoints

“Është edhe më e çmendur që ka njerëz që janë futur në burg për 20 vjet, pasi kanë shitur më pak se një kilogram”, tha ai.

Nuk është hera e parë që Durant ndan pikëpamjet e tij për kanabisin, dhe veçanërisht stigmat që rrethojnë atletët që përdorin marihuanën.

“Në botën e sportit, ishte diçka e fshehtë, që lojtarët përdornin kanabis dhe e përdornin atë ndërsa luanin në mënyrë aktive. Dhe gjithmonë mendoja se ishte një gjë interesante, edhe kur hyra në ligë, e kuptova”, kishtë thënë Durant më parë, për Forbes.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore