Përballje

Durant, heroi i Nets, i jep fitoren në momentet e fundit


Në NBA u luajtën katër ndeshje, dhe një duel tjetër që supozohej të luhej u anulua për shkak të protokolleve të COVID-19.

Duelet në NBA përfunduan interesant dhe me shume dramë.

Ndeshja mes Brooklyn Nets dhe Philadephia 76ers përfundoi me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 114:105.

Te Nets munguan një numër i madh lojtarësh për shkak të protokolleve të COVID-19, por Kevin Durant u përkujdes për fitoren e Brooklyn.

Pjesa e parë ishte e dominuar nga Nets, por 76ers arritën të kthejnë rezultatin në pjesën e dytë,

Kevin Durant pati një performancë shumë të mirë, i cili shënoi 34 pikë, 11 kërcime e 8 asistime.

Durant shënoi një treshe vendimtare, ku edhe u faullua në momentet e fundit të ndeshjes.

Përpos Durant, te fitorja e Nets kontribuuan edhe Blake Griffin me 17 pikë e 9 kërcime dhe Nic Claxton me 17 pikë.

Ndërsa te 76ers, më të mirët ishin Joel Embiid me 32 pikë e 9 kërcime dhe Seth Curry me 29 pikë.

Ndeshje tjetër interesante ishte edhe ajo mes Houston Rockets dhe New York Knicks, e cila përfundoi  me fitoren e këtyre të fundit, me rezultat 103:116.

Ndeshja ishte e baraspeshuar, deri në çerekun e katërt ku Knicks morën epërsinë.

Rockets luftuan për fitore, pavarësisht se nuk kanë një ekip shumë kualitativ.,

Më të mirët ë anët e Knicks ishin Julius Randle me 21 pikë, Evan Fournier me 23 dhe Immanuel Quickley me 24.

Ndërsa te Rockets, më të dalluarit ishin Daniel Theis me 22 pikë e 10 kërcime dhe Jae’Sean Tate me 20 pikë.

Ndeshjet e tjera të luajtura në NBA, përfunduan kështu:

Indiana Pacers – Detroit Pistons 122:113

Phoenix Suns – Washington Wizards 118:98

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore