Sport

Driton Kuka dhe Distria Krasniqi në garë për më të mirët e botës


Përqafimi i artë në Tokyo 2020, mes trajnerit Driton Kuka dhe medalistes së artë, Distria Krasniqi

Federata Botërore e Xhudos, IJF, ka publikuar nominimet për më të mirët e xhudos gjatë vitit 2021.

Të përfshirë në garë janë edhe heronjtë olimpik të Kosovës, Driton Kuka dhe Distria Krasniqi.

Dyshja nga Peja, respektivisht janë në garë për trajnerin më të mirë dhe xhudisten të mirë femër.

Votimi do të jetë i hapur çdo ditë deri më 10 dhjetor, deri sa fituesi do të shpallet me 18 dhjetor.

Në këtë rresht mund të klikoni për të votuar.

Distria Krasniqi gjatë këtij viti arriti të fitojë medaljen olimpike në “Tokyo 2020”, kurse Driton Kuka ishte trajner i saj dhe Nora Gjakovës në suksesin e dyfishtë.

Përveç dyshës olimpike, Kuka ka udhëhequr edhe shumë xhudistë të rinj në suksese nëpër kampionatet e ndryshme botërore dhe olimpike.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore