Lajme

Dritan Abazoviq udhëton në Beograd për tu takuar me Patriarkun Porfir


Abazoviq dhe Porfiri

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, në orët e para të mbrëmjes të së mërkurës së 26 janarit ka mbërritur në Beograd i shoqëruar nga Zoran Mikiç, zyrtar i Lëvizjes Qytetare URA, për tu takuar me Patriarkun serb, Porfiri.

Tema kryesore e takimit të Abazoviqit me Patriarkun serb është Marrëveshja Themelore që Qeveria e Malit të Zi duhet të nënshkruajë me Kishën Ortodokse Serbe, thuhet nga burimet jo zyrtare të RTCG-së.

Zëvendëskryeministri dhe kreu i Kishës Ortodokse Serbe do të diskutojnë edhe për qetësimin e tensioneve dhe përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Malit të Zi, ka shkruar RTCG.

Ndërsa, më herët në mbledhjen e Qeverisë së Malit të Zi është shprehur gatishmëria që sa më parë të nënshkruhet Marrëveshja Themelore me Kishën Ortodokse Serbe.

“Ky proces ka kaluar nëpër disa faza të harmonizimit dhe nga këndvështrimi i Qeverisë është plotësisht i gatshëm për nënshkrim”, ka deklaruar kryeministri malazez, Zdravko Krivokapiç.

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore