Sport

Drita humb ndeshjen e parë të kualifikueseve të Conference League


Ndeshja e parë e rundit të parë të kualifikimeve të Conference League mes Inter Turku-t dhe Dritës përfundoi me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 1:0.

Ndeshja ishte e baraspeshuar, ku skuadra nga Gjilani luajti një loj shumë të menqur.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, dhe pa asnjë karton për Dritën.

Në pjesën e dytë, tre lojtarë të Dritës u ndëshkuan me karton të verdhë, ku njëri nga ata ishte Ilir Blakqori.

Në minutën e 75-të, Ilir Blakqori u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, ku i la Dritën me një lojtarë më pak.

Dy minuta pasi u përjashtua Blakqori, Inter Turku shënoi me anë të Jussi Niska-s.

Ndeshja kthyese mes Dritës dhe Inter Turku-t do mbahet më 12 korrik në stadiumin Fadil Vokrri.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore