Lajme

Dreçun: Stoltenberg ka ftuar Kurtin dhe Vuçiç-in në takmi sepse situata në Veri është jashtëzakonisht e tensionuar


Millovan Dreçu, Aleksandër Vuçiç, Jens Stoltenberg dhe Albin Kurti

Kryetari i komisionit të ashtuquajtur “për Kosovën” në parlamentin serb, Millovan Dreçun, thotë se ftesa për takim e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, për Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç-in është treguesi më i mirë se situata në Veri të Kosovës nuk është stabile dhe mund të përshkallëzohet në ditët në vijim.

NATO, shpjegon Dreçun, në bazë të informacioneve që merr nga terreni përmes KFOR-it e ka kuptuar seriozitetin dhe peshën e situatës dhe rrjedhimisht është alarmuar për ndonjë mundësi të zgjerimit të konfliktit në këtë pjesë të vendit.

“Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, Prishtina vazhdimisht ka ngritur tensione duke shkaktuar incidente dhe duke frikësuar popullin serb”, pretendon Dreçun.

Serbia të reagoj dhunshëm ndaj rezolutës së Shqipërisë në KiE

Më 12 gusht Shqipëria ka dorëzuar pranë Këshillit të Evropës s rezolutën e kaluar në Parlamentin shqiptar, kundër raportit të Dick Marty-t, me titull “Trajtimi çnjerëzor i njerëzve dhe trafikimi i organeve në Kosovë”, ku ish zyrtari zviceran flet për krime lufte të ndërmarra nga ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

E sipas Dreçun një gjë e tillë është fyerja më e madhe që mund të bëhet Serbëve, kjo pasi sipas tij rezoluta në fjalë është “jashtëzakonisht çnjerëzore dhe brutalisht e pavërtetë”.

“Mendoj se qeveria jonë, parlamenti duhet të reagojë dhunshëm ndaj kësaj rezolute që tenton të fshehë plotësisht një krim të tmerrshëm. Ata duan që nëpërmjet Këshillit të Evropës ta justifikojnë vetë veten pikë së pari dhe së dytë të bëjnë një rishikim të fakteve”, ka supozuar ai.

Deklarata e Stoltenberg ishte “sinjal i fortë” për Serbinë

Shqipëria dorëzon në KiE rezolutën kundër raportit të Dick Marty

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore