Lajme

Dreçun: “Dialogu në vdekje klinike – Kosova dëshiron të shmangë krijimin e Asociacionit”


Kryetari i të ashtuquajturit “Komision për Kosovën” në Parlamentin e Serbisë, Milovan Dreçun, pretendon që pala kosovare po tallet me procesin e dialogut.

“Prishtina po ndjek një rrugë që minon dialogun dhe e sjell atë në një gjendje të vdekjes klinike. Prishtina dëshiron të shmangë krijimin e Asociacionit. Ata duan të sjellin draft statutin e tyre në lojë. Ata duan një lloj vetëqeverisjeje”, tha Dreçun në një intervistë për televizionin pro qeveritar serb TV Pink.

Ai ka theksuar se pala kosovare duan të lënë anash gjithçka që është rënë dakord në marrëveshjen e Brukselit.

“Prishtina dëshiron të na detyroj të ri-hyjmë në negociata për Asociacionin”, shtoi ai.

Petkoviç: Bislimi erdhi pa asnjë dokument në takim, ishte skandaloz – tha se nuk e di çfarë është Asociacioni

Ndërsa të hënën, kryenegociatori serb, Petar Petkoviç, e ka cilësuar skandaloz takimin me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, në Bruksel.

“Ishte takim skandaloz dhe Bislimi erdhi pa asnjë dokument dhe askënd me vete. Kishim çështje të rëndësishme të diskutonim, por Bislimi nuk dëshironte të jap përgjigje”, u tha gazetarëve serbë Petkoviç, raporton N1.

Sa për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, që pritej të ishte tema kryesore e takimit, Petkoviç deklaroi se Bislimi i ka thënë që “nuk e di çfarë është Asociacioni”.

“Po përpiqej ta bënte ta bënte takimin të pakuptimit me ndërhyrje të ndryshme. Kur unë fola për marrëveshjen dhe çështjen e energjisë ai më tha se po flas marrëzi”, pohoi Petkoviç.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore