Kosova

Petkoviç: Bislimi erdhi pa asnjë dokument në takim, ishte skandaloz – tha se nuk e di çfarë është Asociacioni


Si një takim skandaloz e ka cilësuar kryenegociatori serb, Petar Petkoviç, takimin me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, në Bruksel.

“Ishte takim skandaloz dhe Bislimi erdhi pa asnjë dokument dhe askënd me vete. Kishim çështje të rëndësishme të diskutonim, por Bislimi nuk dëshironte të jap përgjigje”, u tha gazetarëve serbë Petkoviç, raporton N1.

Sa për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, që pritej të ishte tema kryesore e takimit, Petkoviç deklaroi se Bislimi i ka thënë që “nuk e di çfarë është Asociacioni”.

“Po përpiqej ta bënte ta bënte takimin të pakuptimit me ndërhyrje të ndryshme. Kur unë fola për marrëveshjen dhe çështjen e energjisë ai më tha se po flas marrëzi”, pohoi Petkoviç.

“Kur duhet të kishim diskutuar çështje të rëndësishme si zbatimi i mëtejshëm i formimit të Asociacionit dhe çfarë dhe si të veprohet pas miratimit të Deklaratës për Personat e Zhdukur, por edhe çështje të tjera të rëndësishme si liria e Lëvizja – çështje që kanë të bëjnë me vetë jetën e serbëve në Kosovë, dhunën institucionale të Kurtit që ndodh çdo ditë ndaj serbëve, sulmet e policisë së Kosovës, gjuajtjet ndaj serbëve, Bislimi nuk ka dashur të japë përgjigje konkrete për këtë”, shtoi ai.

Ndryshe, Petkoviç dhe Bislimi në takimin e fundit ishin pajtuar për Deklaratën për Personat e Pagjetur – një zotim i kahershëm për t’u marrë me çështjen e personave të zhdukur me dhunë nga lufta në Kosovë – e cila u miratua në takimin e 2 majit në Bruksel mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Në takimin e nivelit të larë të asaj dite ishte paraqitur edhe Draft-Statuti për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, të cilin e hartoi Ekipi Menaxhues në përbërje prej katër pjesëtarëve të komunitetit serb – përfshirë edhe një deputete të Kuvendit të Serbisë nga Partia Progresiste Serbe.

Përfundon takimi trepalësh në Bruksel

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore