Lajme

Dreçun: “Brenda 48 orëve Kosova planifikon të merr nën kontroll Valacin”


Kryetari i Komisionit të Kuvendit të Serbisë për Kosovën, Millovan Drepun

“Kemi të dhëna të reja. A po planifikohet operacion tjetër brenda 48 orëve? Inteligjenca nga jashtë të Serbisë po punojnë prej ditësh për nënstacionin kyç në Veri të Kosovës”, shkruan mediumi serb “Kurir” në artikull-intervistën me Millovan Dreçun.

“Çelësi i stabilitetit energjetik në pjesën veriore të Kosovës, nënstacioni në Valac në Komunë e Zveçanit është shënjestra e re Prishtinës”, ka thënë Millovan Dreçun mëngjesin e së enjtes.

“Nëse kërcënimet e fundit të Kryeministrit Albin Kurti realizohen, do të jenë katastrofale për popullin serb në Veri të kosovës, sepse më shumë se 85 përqind të energjisë elektrike vjen përmes Vallacit”, shkruan mediumi serb.

Ndërkaq Dreçun i ftuar nga ky medium thotë se “Vallaci është vetëm një pjesë e problemit që nuk është zgjidhur plotësisht sepse Prishtina nuk respekton marrëveshjet”.

“Prishtina po përpiqet të marrë përsipër furnizimin me energji elektrike të veriut të Kosovës si dhe të marrë përsipër rrjetin e plotë të transmetimit të energjisë”, deklaroi Dreçun.

“Stacionet kyçe janë Valac dhe Ujmani, hidrocentralet Ujmanit dhe linjat e transmisionit Novi Pazar 2 – Valac dhe Ujman – Valac. Menaxhimi dhe mirëmbajtja e këtij sistemi të transmisionit EMS, dhe operatori kosovar KOST po mundohet ta marrë përsipër të gjitha këto”” ka thënë Drecun në programin e mëngjesit të këtij mediumi.

Drecun thotë se problemi ka lindur më 6 maj, kur Kuvendi i Kosovës ka miratuar vendimin me të cilin autorizohet KOST-i që të marrë përsipër pagesën e energjisë elektrike për qytetarët që nuk paguajnë rrymë.

“Ky afat skadon më 6 nëntor”, thotë Millovan Dreçun

“Kjo është arsyeja pse ka njoftime se Kosova mund të ndërmarrë veprime për të marrë kontrollin e të gjithë sistemit, por ato veprime sigurisht që nuk do të kalonin pa incidente dhe përdorimin e njësive speciale”, thotë mes tjerash ai.

Kryetari i Komisionit të Kuvendit të Serbisë për Kosovën shton se aktiviteti i inteligjencës së strukturave të KFOR-it ndaj Valaçit është rritur dukshëm.

“Kjo na udhëzon që të përgatitemi për disa veprime të njëanshme të Prishtinës. Dhe e gjithë kjo nuk do të ndodhte nëse institucionet e Kosovës do të respektonin marrëveshjet”, përfundoi Drecun.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore