Përballje

Dortmund triumfon minimalisht përballë Chelsea-t


Ndeshjet e së mërkurës në Ligën e Kampionëve ishin interesante dhe me pak gola.

Dueli kryesorë mes Borussia Dortmund-it dhe Chelsea-t përfundoi me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 1:0.

Ndeshja ishte e baraspeshuar, ku të dy skuadrat kishin mundësi të shumta shënimi që nuk i shfrytëzuan siç duhet.

Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 63-të, të cilin e shënoi Karim Adeyemi, pas asistimit të Guerreiro-s.

Pas golit, Chelsea insistuan shumë për të barazuar rezultatin, por ky mision iu përfundoi pa sukses.

Në minutën e 95-të, Enzo Fernandez ishte afër shënimit të golit, por Dortmund shpëtojnë duke triumfuar në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Kujtojmë se ndeshja kthyese do të luhet më shtatë mars në Stamford Bridge.

Në anën tjetër, ndeshja mes Club Brugge-s dhe Benfica-s ka përfunduar me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 0:2.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore