Sport

Dortmund gjen mënyrën për të mbajtur Haaland-in në skuadër


Sulmuesi i Borussia Dortmund-it, Erling Haaland, është një nga futbollistët më të kërkuar në Evropë.

Dortmund-i do ta ketë të vështirë për ta mbajtur atë në skuadër, kjo edhe pasi që Haaland ka një klauzolë të lirimit të kontratës prej 75 milionë eurosh, shumë kjo që të gjitha klubet janë të gatshme ta paguajnë.

Por, sipas asaj që raporton prestigjiozja gjermane “Bild” drejtuesit e klubit verdhezi janë duke përgatitur një kontratë të re për sulmuesin e tyre, që do të përfitonte dyfishin e pagës nga ajo që merr tani.

Dhe, kjo do pritet të ndodhë falë sponsorit Puma, të cilët thuhet se janë të gatshëm të financojnë pagën e sulmuesit norvegjez.

Nëse kjo marrëveshje ndodhë, atëherë do të ishte e ngjashme sikurse me situatën e Marco Reus, i cili qëndroi në Dortmund falë marrëveshjes me Puma-n, që paguhet 12 milionë euro në sezon.

Gjithashtu edhe manaxheri i Haaland-it, Mino Raiola, nuk e ka përjashtuar mundësinë që klienti i tij të qëndrojë në Dortmund, megjithatë shumë të do të varet edhe nga ecuria e klubit gjatë pjesës së dytë të sezonit.

Klube të ndryshme si Real i Madrid, Manchester United e Barcelona po presin me vëmendje zhvillimet në klubin gjerman, të cilët shpresojnë të transferojnë sulmuesin 21 vjeçar.

Kujtojmë që Haaland u transferua nga Salzburg-u në Dortmund, për shumën e 20 milionë eurove.

Që nga janari i vitit të kaluar, Haaland ka zhvilluar 74 ndeshje në të gjitha garat me Dortmund-in, prej të cilave ka realizuar 76 gola.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore