Stil

Donatella Versace – e përzgjedhura e Britney Spears për t’i stiluar fustanin e nusërisë


Britney Spears dhe Donatella Versace

Këngëtarja e famshme amerikane, Britney Spears, e cila së fundmi është bërë pjesë e pandashme e shtypit rozë nisur nga “lufta” për konservatorin me të atin e deri tek postimet  e shumta në llogarinë e Instagram, ka njoftuar se e ka përzgjedhur disenjatoren italiane, Donatella Versace për fustanin e saj të bardhë.

Vetë Spears, ka bërë të ditur se Versace është duke e stiluar fustanin e nusërisë, të cilin Britney do ta vesh kur të martohet me të fejuarin e saj, Sam Asghari.

Ylli i hitit “Toxic”, ka publikuar një video ku shihet teksa pozon edhe me një fustan rozë të tejdukshëm, ndërsa e bën të qartë se nuk është ai që do ta vesh në ditën e dasmës së saj.

Fotografi e publikuar nga Britney Spears në Instagram.

“Jo, ky nuk është fustani im i nusërisë! Donatella Versace po më bën një fustan ndërsa flasim. Natën e mirë njerëz”, ka shkruar ajo.

Mes tjerash, Britney Spears, së fundmi pati bërë bujë sërish, teksa kishte kunjuar të ëmën e saj, Lynne Spears, të cilën e ka quajtur “ideatore të konservatorit” duke e fajësuar për situatën që zgjati mbi një dekadë.

Spears në një postim në Instagram, të cilin tashmë e ka fshirë, ka pretenduar se nëna e saj ishte ajo që mbolli idenë në kokën e babait të saj për ta vënë atë nën kujdestari

Britney Spears, Lynne Spears.

“Kafsha më e rrezikshme në botë është një grua e heshtur dhe e qeshur”, kishte shkruar Spears.

“Babai im mund të ketë filluar kujdestarinë 13 vjet më parë, por ajo që njerëzit nuk e dinë është se nëna ime është ajo që i dha atij idenë. Nuk do t’i kthej kurrë ato vite”, shkroi tutje këngëtarja 39-vjeçare.

Madje, ajo ishte aq e drejtpërdrejt sa shkroi duke iu drejtuar nënës së saj, Lynne Spears – “Ti e di saktësisht se çfarë ke bërë, babai im nuk është aq i zgjuar sa të mendojë ndonjëherë për një konservator”.

Pohimi i Spears hedh dritë të re mbi nocionin se James nuk ishte arkitekti kryesor i konservatorit.

Ndërkaq, Lynne, e cila u nda nga Jamie në vitin 2002, ka qenë kohët e fundit një mbështetëse e luftës së vajzës së saj kundër marrëveshjes së rreptë ligjore, duke e quajtur dëshminë e saj historike në gjykatë në qershor “një shfaqje shumë të guximshme” dhe duke i kërkuar gjykatës që të lejojë Spears ta marrë avokatin e vet privat.”

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore