Sport

Djokovic nuk e përballon dot humbjen


Numri një i botës në tenis, Novak Djokovic, nuk e përballoi dot humbjen në finale te US Open, nga rusi Daniil Medvedev.

Pasi u mposht në setin e parë nga Medvedev, serbi nuk i mbajti nervat, çka bëri të thyejë reketin për tokë, ngjarje që kemi parë edhe më herët nga ai.

Ky gjest nga serbi, nuk iu pëlqeu aspak shikuesve të pranishëm, të cilët më pas drejtuan vërshëllima në drejtim të tij.

Djokovic u mposht në këtë finale, 3:0 në sete, ku të tria i humbi me rezultat identik 6:4.

Ai nuk mundi të fshehë pikëllimin e humbjes, i cili më pas filloi të qante nga pikëllimi.

Në fund, rusi Medvedev, mori një fitore tejet të merituar duke shuar ëndrrën e Djokovic-it për të fituar Grand Slam-in e katërt për këtë vit.

Djokovic ka arritur këtë vit të fitojë tri Grand Slam-et më të famshme të tenisit, Australian Open, French Open dhe Wimbeldon.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore