Jetesë & Stil

Djegie, ndihma e parë në kushte shtëpie


Djegia është dëmtim i indeve që rezulton nga ekspozimi i tepërt në diell ose rrezatim tjetër, kontakti me flakët, kimikatet ose energjia elektrike, ose thithja e tymit.

Por çfarë ndodh nëse pësoni një djegie në shtëpi. Hekuri i rrobave, uji i përvëluar, tenxherja mbi flakë, tava në furrë… Në shtëpi mjafton një shpërqendrim i vogël për të shkaktuar një djegie.

Shpesh përdoren mënyrat shtëpiake, të cilat shpesh, përkeqësojnë situatën.

Ja, se çfarë duhet bërë menjëherë dhe çfarë duhet evituar në raste të tilla.

Ndihma e parë në shtëpi mund të bëhet vetëm për të lehtësuar dhimbjen dhe dezinfektuar lëkurën në rastet e djegieve të vogla.

Rëndësia e djegieve është e dukshme me sy. Djegiet e lehta shkaktojnë skuqje, djegie dhe acarime me pika të vogla me kruajtje. Në djegiet më të rënda shfaqen flluska më të mëdha, zona e prekur është më e shtrirë dhe ngjyra më e fortë.

Kur shkaktohet një djegie, gjëja e parë që duhet bërë është të vini pjesën e dëmtuar nën rrjedhjen e ujit të ftohtë. Do to të ishte akoma më mirë me uji të frigoriferit, sepse ka efekt kundër dhimbjes, pasi shtrëngon enët e gjakut.

Temperatura e zonës ulet, e lëkura dhe indet nuk djegin më dhe plaga fillon të përthahet. Mbajeni dorën në ujë derisa dhimbja të lehtësohet.

Vaji, e bardha e vezës, pudra, mielli, etj.,  duhen evituar sepse ngadalësojnë procesin e shërimit dhe nuk janë sterilë.

Vaji, nga ana tjetër, ngrohet nga temperatura e plagës dhe përkeqëson situatën. Mos e vini kurrë plagën në kontakt direkt me akullin, mos kruani flluskat, mund t’i shponi vetëm me gjilpërë sterile dhe përdorni doreza.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore