Sport

Djamarti: Sfida me Teutën nuk është vendimtare, por rezultati pozitiv do na rriste psikologjikisht


Kategoria Superiore do të zbresë në fushë të mërkurën me pesë sfida. Ndeshja më e rëndësishme e javës do të jetë ajo midis Teutës dhe Vllaznisë. Për të folur rreth sfidës, por edhe rreth situatës së përgjithshme te Vllaznia, ka qenë drejtori sportiv i kuqebluve, Matko Djarmati.

I pyetur nga gazetarët për situatën e tanishme, jo fortë të mirë te shkodranët, Djamarti është përgjigjur se është një ngërç edhe psikologjik edhe teknik

“Edhe psikologjikisht ekipi nuk i është përgjigjur përgatitjeve që kemi bërë ndaj Tiranës, por edhe në aspekt teknik kemi pasur disa mungesa që do të zgjidhen në stërvitje”.

Për objektivat e klubit në kampionat dhe kupë, Djamarti është përgjigjur se si objektiv kanë të arrijnë kupat e europës, ndërsa në Kupën e Shqiperisë janë favoritë.

“Që kur kam ardhur ditën e parë kam thënë që objektiv kemi Kupat e Europës. Ky është objektivi i klubit. Sicc ka shkuar kampionati, patjetër që çdo njeri ka objektiva të larta, por unë gjithmonë kam dhënë përgjigje të njëjta 5-6 herë për sa i përket objektivit. Edhe ditën e parë kur kam ardhur, edhe javën e 10-të si dhe të 20-tën”.

“Për mua objektivi kryesor është Kupa e Europës. Shpresoj që sa më shpejtë të dalim nga kjo krizë rezultatesh dhe të vazhdojmë atje ku pretendoj unë, trajnerët dhe drejtuesit”.

“Absolutisht jemi favoritë, luajnë ndaj një skuadre që vjen nga kategoria më poshtë në stadiumin tonë, ccdo rezultat tjetër do të ishte zhgënjyes. Deri në Kupë kemi 2 ndeshje kampionati. Do të provojmë të bëjmë maksimumin në të dy kompeticionet”.

Djamarti është pyetur edhe në lidhje me aleancat që bëhen në Kategorinë Superiore, sidomos kur kampionati shkon drejt fundit dhe lëshimet e ekipeve kundrejt njëra-tjetrës kanë qenë shumë prezente.

“Ne nuk ndryshojmë dot gjë. Se kanë bërë aleanca apo jo s’është në dorën tonë. Nuk kemi frikë asnjë, por duhet të kemi kujdes me këto puna. Në dorën tonë është ndeshja kundër Teutës, Kukësit, apo Bylisit në Shkodër. Të gjitha të tjerat nuk janë në dorën tonë. Është në dorën e FSHF-së nëse ekziston një aleancë e tillë”.

Së fundmi Djamarti ka folur edhe rreth sfidës me Teutën.

“Nuk është vendimtare, ka edhe 15 javë deri në fund të kampionatit. Me një rezultat pozitiv ka mundësi ekipi të rritet psikologjikisht. Pastaj besoj do të jemi në shinat që ishim para 10 javësh”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore