Sport

Disiplina, Teuta dhe Partizani vijojnë të mos respektojnë sponsorin e kampionatit


Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) ka publikuar vendimet më të fundit, ato të datës 7 dhjetor 2021.

Nga Superiorja janë dënuar me gjobë vetëm dy skuadra, Teuta dhe Partizani. Për të disatën herë këtë sezon, të dy klubet nuk respektojnë sponsorin e kampionatit “Abissnet”-in, duke mos vendosur logon në mëngët e fanellave.

Vendimet e plota:

1-KF Teuta, për mosrespektim të përsëritur të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Abissnet Superiore, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS, dënohet me gjobë në masën njëqind mijë lekë.

2-FK Partizani, për mosrespektim të përsëritur të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Abissnet Superiore, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS, dënohet me gjobë në masën njëqind mijë lekë.

3-Lojtari i Maliqi, Arlind Xaka, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, me gjeste dhe fjalë ofenduese, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

4-Çeljen e hetimit disiplinor për ndeshjen e Kampionatit Kombëtar të Futbollit 5×5 – Grupi 4, midis Kafja Rremës dhe Select.

5-Rrëzimin e kërkesës së FC Djelmnia Shkodrane 2017 U-17, në lidhje me lojtarin Ledion Vitaj, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore