Sport

Di Maria: “Messi kishte nevojë për të gjithë, dhe ne kishim nevojë për të”


Sulmuesi i Paris Saint-Germain shënoi golin për trofeun e parë të rëndësishëm të Argjentinës në më shumë se dy dekada pa asnjë titull.

Angel Di Maria zbuloi se Lionel Messi i tha atij se finalja e Copa America do të ishte momenti i tij për të shkëlqyer pasi dyshja ndihmoi Argjentinën të nënshkruaj një triumf të shumëpritur ndaj Brazilit.

Di Maria shënoi golin në ndeshjen kundër Brazilit, e cila përfundoi 1:0.

Ai ndihmoi Messin të fitonte trofeun e tij të parë të rëndësishëm me kombëtaren argjentinase.

Ylli i Paris Saint-Germain mungoi në disa ndeshje të mëdha gjatë viteve të fundit, pasi ishte i lënduar dhe nuk ishte në dispozicion të luante ndeshjet.

Në lidhur me fitoren e Copa America-s, Di Maria tha se ishte e paharrueshme.

“Do të jetë e paharrueshme, Messi më tha faleminderit për golin, unë i thashë faleminderit ty.

“Ai më tha se ishte finalja ime, se ishte hakmarrje për finalet që nuk mund ta luaja. Duhej të ishte sot dhe sot isha aty”.

“Unë jam i lumtur për vajzat e mia, gruan time, prindërit e mi, të gjithë njerëzit që na mbështetën dhe për të gjithë njerëzit e çmendur që erdhën këtu”, shtoi.

“Një Kupë Botërore po vjen së shpejti dhe kjo është motivim i madh”.

“Messi kishte nevojë për të gjithë, dhe ne kishim nevojë për të”, përfundoi Di Maria.

Ndërsa ishte Di Maria që shënoi golin, Rodrigo De Paul kontribuoi shumë në mesfushë, duke asistuar edhe golin e fitores.

Ishte një lojë ku Messi nuk kërkohej domosdoshmërisht të bënte gjithçka, pasi kishte shënuar katër gola, gjatë rrugëtimit të Argjentinës drejt finales.

Dhe De Paul ishte i lumtur që ishte një nga shokët e skuadrës që arritën ta ndihmojnë Messin të fitojë trofeun e Copa America-s.

“Kjo është më shumë nga sa kemi ëndërruar. Të jesh kampion në Maracana kundër Brazilit tejkalon të gjitha llojet e pritjeve. Unë jam shumë i lumtur”, tha De Paul.

“Messi kishte nevojë për të gjithë, dhe ne kishim nevojë për të. Ai është më i miri i të gjitha kohërave”, përfundoi De Paul.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore