Përballje

Destiny i mohon fitoren Milan-it


Ndeshja mes Milan dhe Udinese-s ka përfunduar me rezultat të barabartë 1:1.

Ndeshja ishte e baraspeshuar dhe me mundësi shënimi për të dy skuadrat.

Golin e parë e shënuan rossonerët në minutën e 29-të me anë të Rafael Leao.

Në pjesën e dytë pas shumë insistimeve për të shënuar, Udinese barazuan rezultatin.

Golin e barazimit, e shënoi mbrojtësi 19-vjeçar Destiny Udogie në minutën e 66-të.

Milan radhiten në pozitën e parë me 57 pikë, ndërsa Udinese janë në vendin e 14-të me 26 pikë.

Momentalisht, po luhet edhe dueli mes Inter-it dhe Genoa-s ku ka përfunduar pjesa e parë me rezultat 0:0.

Milan janë në vendin e parë, por kanë një ndeshje më shumë se kampioni i vitit të kaluar në Serie A, Inter.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore