Shëndet

Dëshira për një lloj të caktuar ushqimi: Trupi kërkon atë që i mungon


Ilustrim

Ekspertët besojnë se një dëshirë e fortë për një lloj të caktuar ushqimi është në fakt mënyra se si trupi dërgon mesazhin se diçka i mungon.

Kështu, trupi siguron një ekuilibër të mineraleve, vitaminave, si dhe niveleve të energjisë.

Kur hani diçka të ëmbël, trupi juaj tregon mungesë kromi

Dëshira për ëmbëlsira tregon rënien e nivelit të sheqerit në organizëm dhe pas konsumimit të ëmbëlsirave sheqeri rritet sërish duke liruar kështu insulinën.

Por, bëhet fjalë për lëkundje të papritura në trup, sepse së shpejti niveli do të bjerë sërish dhe do të dëshironi të hani sërish diçka të ëmbël.

Pra, sa më shumë ëmbëlsira të hani, aq më shumë trupi juaj do t’i kërkojë ato. Për ta frenuar këtë, ekspertët këshillojnë marrjen e kromit, i cili është i rëndësishëm për funksionin normal të insulinës në trup dhe rrjedhjen normale të sheqerit në gjak.

Trupi do të ketë mjaftueshëm krom nëse dieta është e pasur me fruta dhe perime, mish, peshk dhe drithëra.

Është veçanërisht e dobishme të hani brokoli, bishtajore dhe të pini lëng rrushi, sepse këto janë të pasura me këtë mineral.

Atëherë nuk do të ndodhë që, për shembull, midis orës tre dhe katër pasdite të ndjeni një dëshirë të parezistueshme për ëmbëlsirat.

Çokollata tregon mungesë të magnezit

Ekspertët besojnë se deri në 80 përqind e njerëzve kanë mungesë të magnezit në trup.

Magnezi është i mirë në ruajtjen e sistemit imunitar dhe parandalimit të inflamacionit. Është gjithashtu shumë i rëndësishëm për sistemin nervor qendror dhe lehtësimin e ankthit, por edhe për shëndetin e kockave.

Ushqimet e pasura me magnez janë perimet me gjethe jeshile të errët, arrat, farat, peshku, bizelet, drithërat, avokadot, kosi, bananet dhe çokollata e zezë.

Nëse hani ushqime të kripura, ju mungon natriumi

Dëshira për ushqime të kripura tregon nevojën e organizmit për natrium, i cili është shumë i rëndësishëm në ruajtjen e nivelit të ujit në trup, dhe rrjedhimisht presionit të gjakut. Pra, në vend të patatinave, është më mirë të merrni selino, karrota ose peshk të kripur.

Kur keni një mall për karbohidrate komplekse, ju mungon triptofani

Karbohidratet komplekse përfshijnë makaronat, orizin, bukën, drithërat, patatet dhe bizelet, dhe ato përmbajnë triptofan – një aminoacid thelbësor që ndihmon në prodhimin e serotoninës, i njohur si hormoni i lumturisë.

Mungesa e triptofanit në trup çon në një humor të keq dhe një ndjenjë ankthi. Ekspertët këshillojnë se është më mirë të hani gjelin e detit, vezët, bananet ose arra në vend që të prekni patate të pjekura apo disa pasta.

Dëshira për mish është një shenjë se ju mungon hekuri

Mungesa e mishit të kuq në dietë mund të çojë në mungesë të hekurit në gjak, i cili është përgjegjës për transportin e oksigjenit në trup dhe luan një rol të madh në mbështetjen e sistemit imunitar. Nëse vuani nga mungesa e hekurit, shfaqet lodhja, e cila edhe nëse flini mjaftueshëm nuk do të zhduket.

Ekspertët theksojnë se mishi i kuq duhet të hahet të paktën një herë në javë. Por hekuri nuk gjendet vetëm te mishi, por edhe te mëlçia, drithërat, sardelet, farat e kungullit, brokoli, spinaqi dhe bizelet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore