Kosova

Pse (nuk) duhet të legalizohet marihuana në Kosovë?


Marihuana është një drogë që përftohet nga bimët e llojit kanabis, dhe nëse e përdor, shkakton ndryshime të ndryshme në perceptimin, ndjenjat dhe mendimet e personit që e përdor.

Legjislacioni dhe qasja ndaj marihuanës ndryshon nga vendi në vend. Shteti i fundit që e ka legalizuar përdorimin dhe posedimin është Gjermania, e cila tanimë lejon që të rriturit të përdorin publikisht dhe të mbajnë deri në 25 gram kanabis, ligj që hyri në fuqi që nga 1 prilli.

Por, tema për legalizimin e marihuanës, mbetet aktualitet edhe në Kosovë.

Drejtori i Qendrës për Trajtim të Drogës “Labyrinth”, Safet Blakaj dhe psikologija Antiona Qenaj-Sejdiu, kanë dhënë opinionet e tyre mbi atë nëse – marihuana duhet apo nuk duhet të legalizohet në Kosovë.

Ndiqeni video materialin e mëposhtëm për të kuptuar më shumë detaje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore