Kosova

Szunyog: Sulmet fizike, kërcënimet, gjuha e urrejtjes ndaj gazetarëve në Kosovë është për t’u shqetësuar


Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog.

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, gjatë vizitës së tij të premten tek Asociacioni i Gazetarëve në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ka shprehur shqetësimin e tij për raportin e publikuar nga “Reporterët pa Kufij” dhe regresin që ka shënuar Kosova.

Szunyog, përmes një shkrimi në rrjetin social ‘X’ ka kërkuar që sulmet fizike, gjuha e urrejtjes, e kërcënimet të ndalën ndaj gazetarëve.

“Theksova imperativin e heqjes së barrierave që mund të pengojnë lirinë e medias dhe shpreha shqetësimin për numrin në rritje të sulmeve fizike, kërcënimeve, fushatave të shpifjeve publike dhe gjuhës së urrejtjes drejtuar gazetarëve, veçanërisht gjatë raportimit të vitit 2023 nga veriu i Kosovës”, ka shkruar ai.

Edhe shefi i misionit të OSBE-së, Michael Davenport, theksoi se në muajt e fundit ka pasur rritje të dhunës drejtuar gazetarëve.

“Raporti i Reporterëve pa Kufij e ka vendosur Kosovën në vendin e 75-të, i cili ka shënuar një rënie nga vendi 56 që ishte vitin e kaluar, dhe nuk ka nuk ka dyshim që në 12 muajt e fundit kemi pasur rritje të dhunës drejt gazetarëve”, ka deklaruar ai.

Organizata “Reporterët Pa Kufij”, të premten, ka publikuar Indeksin vjetor Botëror mbi Lirinë e Shtypit, Kosova është radhitur e 75-ta duke humbur 19 vende nga viti i kaluar kur ishte listuar e 56-ta.

Ky është vlerësimi më negativ që i është bërë Kosovës në dekadën e fundit.

Në vitin 2014 Kosova ishte vlerësuar me notën 70.71 nga kjo organizatë, ndërsa gjatë viti 2024 Kosova ka grumbulluar vetëm 60.19 pikë.

Në vitin 2023, Kosova ishte vlerësuar me notën 68.38. Në vitin 2023 me notën 68.38. Në vitin 2022 me notën 67. Në vitin 2021 me notën 69.68. Në vitin 2020 me notën 70.67.

Në vitin 2019 me notën 70.32. Në vitin 2018 me notën 70.39.

Në vitin 2017 me notën 69.55. Në vitin 2016 me notën 69.5. Në vitin 2015 me notën 69.37.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore