Futboll

Dëshira e Maldinit për rinovimin e kontratës së Ibra-s


Zlatan Ibrahimovic vazhdon të jetë protagonisti i madh i Milani-t që kryeson renditjen e Seria A pas njëzet e një ndeshjeve. Dy gola të tjerë kundër Crotone-s e çuan në 14 numrin golave në kampionatin aktual dhe 501 në totalin e karrierës së tij me klube të ndryshme. Sidoqoftë, e ardhmja e suedezit lidhet gjithashtu me kontratën e tij, e cila do të skadojë në fund të sezonit aktual.

Drejtori teknik i Milan-it, Paolo Maldini foli për çështjen e rinovimit, intervistuar nga Bein Sports: “Jemi një nga skuadrat më të reja në Evropë dhe kemi nevojë për një drejtues si Ibrahimovic. Ne u përpoqëm ta kapim atë që në 2018, në kohën kur ai ishte duke luajtur në Los Angeles Galaxy. Sa i përket rinovimit ai gjithmonë na ka thënë se kjo do të varet nga gjendja e tij fizike. Nëse vazhdon kështu, nuk shoh pse nuk mund të luajë për Milan vitin e ardhshëm”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore