Lajme

Deputeti Armend Muja: Isha nëpër gjithë Veriun, situata është e qetë – po hiqet varësia nga Rashka


Armend Muja, deputet i LVV-se

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka thënë se ka dalur ta inspektojë terrenin në Veri për të parë nëse gjithçka po shkon në rregull dhe e ka konfirmuar se situata është e qetë.

I pyetur se a është në rregull që si një deputet i një partie që merr pjesë në zgjedhje, të dalë e të afrohet tek qendrat e votimit, Muja tha se përtej deputet ai është edhe qytetar dhe e ka për detyrë të shoh nëse po cenohet integriteti i bashkëqytetarëve.

Sa për vetë zgjedhjet, deklaroi se është një moment i rëndësishëm për demokracinë, sepse po hiqet shprehia e varësisë nga Lista Serbe, apo siç është shprehur ai “nga Rashka”.

“Ky moment është i veçantë, sepse nga 2021 Kosova ka filluar një lloj mvetësimi nga varshmëria e krijimit të qeverive të saj nga Rashka. U pat krijuar një shprehi që nga Rashka të formohet qeveria dhe e kemi hequr atë shprehi dhe ja po qeveriset”, deklaroi Muja në një prononcim për Radiotelevizionin Dukagjini.

“Është bë një hap i mirë drejt demokratizimit dhe mesazh që nuk vendoset nga Rashka, ideja është që të dërgohet ky mesazh”, pohoi ai.

“Tash përtej të qenurit deputet, unë jam qytetar i këtij vendi, e kam për detyrë si qytetar që demokracia e këtij vendi po përparon. Ishte vizitë për të parë nëse po sfidohet integriteti fizik ose i çfarëdo forme i qytetarëve”, përundoi Muja.

Zgjedhjet në Veri: Vetëm 313 votues nga mbi 45 mijë me të drejtë vote

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore