Lajme

Dënohen 4 bankierët që ndihmuan ‘kumbarin’ e Putinit në bankat zviceriane


Katër bankierë që lejuan një mik të Vladimir Putin të depozitonte shuma të mëdha në bankat zvicerane janë shpallur fajtorë për mungesë të kujdesit të duhur.

Ish-drejtuesit në degën e Cyrihut të Gazprombank të Rusisë u dënuan me shtatë muaj me kusht për ndihmën ndaj muzikantit Sergei Roldugin, i quajtur “portofoli i Putinit”.

Roldugin thuhet se ka paguar rreth 30 milionë dollarë midis 2014 dhe 2016.

Ai nuk dha asnjë shpjegim të besueshëm se nga kishin ardhur paratë.

Sipas ligjit zviceran, bankave u kërkohet të refuzojnë ose mbyllin llogaritë nëse kanë dyshime për mbajtësin e llogarisë ose burimin e parave.

Roldugin, një violonçelist, është kumbari i vajzës së madhe të Presidentit Putin, Maria.

Udhëheqësi rus i ka dhënë edhe Urdhrin e Aleksandër Nevskit, një urdhër meritash të dhënë nga Federata Ruse.

Tre nga bankierët e dënuar janë rusë dhe një zviceran.

Burrat, të cilët nuk mund të identifikohen sipas kufizimeve zvicerane të raportimit, thanë se do të apelonin kundër vendimit të gjykatës zvicerane.

Gjykata e Cyrihut nuk mundi të provonte që të katër kishin dyshime kur muzikanti rus u shfaq me miliona dollarë.

Por verdikti thotë se ata duhet të kishin, dhe nuk arritën të vepronin.

Ai vë në dijeni bankierët në të gjithë vendin se ligjet e kujdesit të duhur do të zbatohen.

Lidhjet financiare midis presidentit rus dhe Roldugin u zbuluan në vitin 2016 si pjesë e Panama Papers, që përfshinte rrjedhjen e miliona dokumenteve konfidenciale nga firma ligjore me bazë në Panama, Mossack Fonseca.

Informacioni u zbulua nga Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Investigativë, përfshirë BBC Panorama.

Në vitin 2014, muzikanti i tha “New York Times” se nuk ishte milioner.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore