Përballje

Debutimi i Correa-s i jep fitoren Inter-it


Inter kanë arritur fitore përsëri, në javën e dytë të Serie A.

Inter mposhtën Veronën me rezultat 3:1, ku protagonist ishte transferi më i ri, Joaquin Correa.

Dueli ishte plotësisht i dominuar nga Inter, të cilët kishin 10 tentime më shumë se Verona.

Pjesa e parë filloi mirë për Veronën, pasi ata shënuan në minutën e 15-të me anë të Ivan Ilicic, i cili ishte goli i vetëm për 45 minutat e para.

Në fillim të pjesës së dytë, në minutën e 47-të, Lautaro Martinez shënoi për të barazuar rezultatin.

Dhe kur mendohej se Inter nuk do të shënonte më, Joaquin Correa i shuajti ëndrrat Veronës duke shënuar në minutën e 83-të.

Pak para përfundimit të ndeshjes, Correa shënoi përsëri për të përmbyllur këtë debutim të paharrueshëm.

Në anën tjetër, Udinese ka mposhtur Venezia-n me rezultat 3:0 për fitoren e parë në sezonin e ri të Serie A.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore