Lajme

David Sassoli nuk do të rikandidojë për postin e presidentit të Parlamentit Evropian


Presidenti i Parlamentit Evropian (EP), David Sassoli, nuk do të rikandidojë për një mandat të dytë në zgjedhjet që do të mbahen më 17 janar, në Strasburg.

Sipas një zëdhënësi për shtyp, “grupi i Sassoli-t nuk do të paraqesë asnjë kandidat për presidencën e PE-së.

Pas vendimit të tij, eurodeputetja malteze Roberta Metsola, e cila kandidon nga radhët e Partisë Popullore Evropiane, “duket se e ka më të thjeshtë”.

David Sassoli, president i Parlamentit Evropian

Të Gjelbërit nuk e kanë miratuar zyrtarisht ende si kandidate Metsola-n, por Ska Keller, bashkëdrejtuesi i grupit, e bëri të qartë të martën se ishte “koha e duhur” që një grua të drejtonte Parlamentin.

Kundërshtari i vetëm zyrtar i Metsolës, deri më tani, është Kosma Zlotowski. Ai është anëtar i partisë së djathtë në Poloni.

Grupi ka vetëm 64 eurodeputetë dhe shanset e Zlotowskit për të fituar janë të pakta.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore