Euro 2020

Danimarka “shkërmoq” Uellsin dhe bëhet skuadra e parë që kalon në raundin tjetër


Danimarka ka kaluar pa probleme Uellsin në raundin e të 16-ve, duke fituar me rezultatin e pastër 4-0.

Një super Danimark dhe një super rezultat u pa në ndeshjen e sotme. Kasper Dolberg-u u rikthye në stadiumin ku u bë i njohur në Evropë, “Johan Cruyff Arena”, duke shënuar dy gola.

Ish-sulmuesi i Ajax-it shënoi golin e parë të takimit në minutën e 27-të të pjesës së parë. Golin e dytë e shënoi në minutën e 48-të, ku sapo kishte filluar pjesa e dytë.

Dy golat e tjerë u shënuan përkatësisht nga mbrojtësi i Atalanta-s, Joakim Maehle, në minutën e 88-të dhe në sekondat e fundit të takimit u shënua goli i katërt.

Sulmuesi i Barcelona-s, Martin Braithwaite, shënoi për 4-0, por goli i tij fillimisht u anullua nga arbitri anësor për pozicion jashtë loje, por pas ndërhyrjes së VAR, goli u cilësua i rregullt.

Tashmë danezëve do t’u duhet të presin fituesin e çiftit Holand – Republika Çeke, me të cilin do të përballen më 3 korrik në Baku.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore