Përballje

Daku i dhuron barazimin ekipit të Mura-s


Futbollisti kosovar, Mirlind Daku, po vazhdon të shkëlqejë me ekipin slloven, Mura.

Pasi javën e kaluar ua siguroj kualifikimin në raundin e dytë në Ligën e Konferencës, sulmuesi kosovar ka shënuar edhe sonte në sfidën që Mura po e zhvillon në udhëtim te irlandezët e St. Patricks.

Daku ka realizuar në minutën e 28-të për rezultatin 0:1, rezultat ky që edhe ka shënuar mbylljen e pjesës së parë.

Por, në minutën e 60-të, vendasit barazuan në 1:1, rezultat me të cilin edhe përfundoi ndeshja.

Ndeshja kthyese mes Mura-s dhe St Patriks do të zhvillohet të enjten e ardhshme në Slloveni.

Ndërkohë, sa i përket Dakut, ai është i huazuar nga skuadra e Osijek-ut, ku do të qëndrojë te sllovenët deri në verën e vitit 2023.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore