Lajme

Cramon: Po i kërkojmë Serbisë dhe Kosovës ndryshime në frontin e brendshëm


Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Kramon, tha se si Serbisë ashtu edhe Kosovës po i kërkohet “të bëjnë ndryshime në frontin e brendshëm, para se të shohim hapat e ardhshëm drejt integrimit në Bashkimit Evropian”.

“Pritjet e mia ishin më të mëdha, shpresoja shumë që si rezultat i marrëveshjes këtu në Bruksel, e më pas në Ohër, do të ishte një moment kyç për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit”, tha ajo në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve, raporton N1.

Ajo ka theksuar se i vije keq që Lista Serbe i ka bojkotuar zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit që u mbajtën në komunat veriore të Kosovës.

‘Shpresoja që Lista Serbe do të merrte pjesë dhe se do të ishte një shtysë pozitive për dialogun e mëtejmë. Mendoj se është një mundësi e humbur, një shans i humbur. Kemi parë gjithashtu se ka pasur frikësim nga Beogradi, por edhe nga veriu i Kosovës”, ka shtuar ajo.

Ndryshe, Komisioni për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian ka miratuar këtë të mërkure raportin për Kosovën dhe amendamentet e paraqitura nga deputetët për këtë raport.

Drafti i raportit ishte prezantuar nga Cramon, ndërsa në këtë raport janë paraqitur mbi 300 amendamente nga deputetë të ndryshëm.

Raporti për Kosovën u miratua me 44 vota për, tetë kundër dhe tri abstenime.

Miratohet raporti për Kosovën në Komisionin e PE-së, kërkohet themelimi i Asociacionit

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore