Shqipëria

COVID-19: Novavax, në pritje të të dhënave të testimit


Kompania farmaceutike Novavax është në pritje të të dhënave të fazës së fundit të testimit, të vaksinës së saj, kundër COVID-19. Këto të dhëna do të bëhen publike në fillim të muajit prill. Pasi publikimit të të dhënave do të kërkohet autorizimi për përdorimin emergjent të vaksinës.

Drejtori Ekzekutiv i Novavax-it tha se vaksina ka shfaqur një “profil sigurie” të lartë në testet që janë kryer në Mbretërinë e Bashkuar (MB). Pritet që kompania t`i kërkojë Administratës së Ushqimit dhe Barnave (FDA) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) të marrë në konsideratë të dhënat e marra në MB për të autorizuar vaksinën.

Më 22 shkurt, Novavax-i përfundoi regjistrimin e 30 mijë vullnetarëve gjatë fazës së fundit të studimeve në SHBA dhe në Meksikë.

Kompania njoftoi muajin e kaluar, se pas një prove të kryer në MB, vaksina rezultonte 89.3% efektive në parandalimin e COVID-19. Përafërsisht Novavax-i ishte po aq efektive edhe ndaj variantit të ri të zbuluar fillimisht në MB.

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore