Përballje

City shkatërron United-in, Haaland dhe Foden shënojnë hatrick


Derbi i qytetit mes Manchester City-t dhe Manchester United-it përfundoi me fitoren dominante të këtyre të parëve, me rezultat 6:3.

Ndeshja ishte plotësisht e dominuar nga City, të cilët shënuan katër gola në pjesën e parë.

Goli i parë erdhi në minutën e tëtë, të cilin e shënoi Phil Foden, me anë të asistimit të Bernardo Silva-s.

Në minutën e 34-të, Haaland shënoi me kokë, pas krosimit të Kevin De Bruyne-s nga goditja nga këndi.

Pas vetëm tre minutave, Haaland shënoi përsëri, për të trefishuar epërsinë.

Pak para përfundimit të pjesës së parë, Foden shënoi golin e tij të dytë personal, për të mbyllur pjesën e parë 4:0.

Në pjesën e dytë, Manchester United e nisën me më shume entuziazëm, ku Antony arriti të shënojë nga distanca në minutën e 56-të.

Por, ishte Haaland, i cili shuajti shpresat e djajve të kuq, duke kompletuar hatrick-un në minutën e 64-të.

Pas nëntë minutave, Manchester City shënuan edhe golin e gjashtë, ku Haaland asistoi, për të kompletuar edhe hatrick-un e Foden-it.

Në minutën e 84-të, Anthony Martial shënoi golin e dytë të Manchester United, dhe ai shënoi për 3:0 në minutën e 90-të nga penalltia, për rezultatin përfundimtar 6:3.

Momentalisht, City radhiten në pozitën e dytë, me një pikë më pak se Arsenal-i.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore