Lajme

Çitaku falënderon Ramën: E vërteta dhemb, por më pas shëron


Vlora Citaku sa ishte ambasadore

Fjalimin e djeshëm të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, e ka duartrokitur edhe nën-kryetarja e Partisë Demokratike dhe ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku.

“Edi Rama, faleminderit”, ka shkruar ajo në Facebook.

“Faleminderit që me elokuencë të pashoq, me argumente dhe me guxim dekonstruktove raportin monstruoz të senatorit Dick Marty”.

Çitaku përpjekjen e Ramës për të folur për raportin akuzat e të cilit nuk janë provuar ndonjëherë të Dick Marty-it, në platoforma të rëndësishme siç ishte ajo në KiE, e ka parë si një përpjekje të Ramës për të udhëhequr “betejën për të vërtetën”.

“Edi Rama me vetëdije dhe pa asnjë interes ka zgjedhur ta marrë mbi supe betejën për të vërtetën tonë. E vërteta dhemb, por më pas shëron”, përfundon komenti i Çitakut.

Në fjalimin e djeshëm të Ramës, e pranishme në sallën e Asamblesë ishte edhe Çitaku, bashkë me ish-ministrin e Integrimeve të Kosovës, Bekim Çollakun.

1 orë për të vërtetën, pas 11 vjetësh padrejtësi – Fjalimi që s’do harrohet i Edi Ramës në Këshillin e Evropës

Shqipëria fillimisht me 21 korrik të këtij viti votoi unanimisht një Rezolutë “Mbi pabazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri”.

Rezoluta kërkon na Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës të rishikojë Rezolutën 1782, atë të viti 2011, dhe të shpallen të pabazuara akuzat për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore