Sport

Cilat janë idetë e ‘çuditshme’ të Superligës?


Të hënën pas mesnate, Florentino Perez dha një intervistë ekskluzive mbi çdo të re që do te sjellë Superliga.

Përveç se do të jetë revolucion i tërë sportit, Superliga do të ketë edhe disa rregulla që kopjojnë sprote tjera.

Por, fillimisht, trofet e Champions-it nuk do të zhduken, për secilen skuadër që ka fituar.

Nëse UEFA rastësisht vendos që të anuloj trofet e skuadrave që marrin pjesë në Superligë, ata do të veprojnë më herët.

Gjithë trofet e Champions-it do të kalojnë në emër si trofe të Superligës.

Real Madrid do ta fillonte Superligën me 13 tituj, Milan-i me shtatë, Liverpool me gjashtë, Barcelona me pesë, etj.

I njëjti sistem ishte përdorur edhe në vitin 1992, kur gjithçka ndryshoi nga European Cup në Champions League.

Gjyqtarët          

Gjyqtarët do të pajisen me një mikrofon në mënyrë që të spjegojnë vendimet e tyre për të gjithë publikun.

Pagat

Një sistem si në NBA, i ngjashëm.

Pagat e futbollistëve do të mbulojnë vetëm 55% të buxhetit të klubeve.

Në këtë mënyrë, do të zhdukeshin edhe pagat marramendëse që përfitojnë futbollistët.

Rënia nga kategoria

Me shumë mundësi brenda pesë viteve të para do të formohet ‘kategoria e dytë’ e Superligës.

Kjo do të thotë që pas pak vitesh, skuadrat do të luftojnë për ngjitjen në Superligë.

Ky shihet edhe si hapi i fundit për ta bërë Superligën Evropianë si projekt totalisht ndryshe në botën e futbollit.

Diçka që erdhi shumë papritmas, tani po merr një formë reale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore