Sport

Chelsea shumë afër transferimit të Declan Rice


Declan Rice

Kishte shumë klube të interesuara për mesfushorin e West Ham United, Declan Rice verën e kaluar.

Mirëpo, West Ham arritën të mbanin ‘yllin’ e tyre, edhe pse e kërkuan klube të mëdha si Manchester United dhe Chelsea.

Ndërsa dukej sikur interesi ishte ftohur, Telegrafi raporton se Chelsea kanë ringjallur interesimin e tyre për 22-vjeçarin .

Djajtë e Kuq, së bashku me Manchester City, gjithashtu kanë interes për anglezin.

Reprezentuesi anglez ka kaluar sezonë fantastike me West Ham dhe sugjerohet që mesfushori të kushtojë rreth 90 milion£.

Chelsea nuk është i vetmi klub që shpreson të sjellë Rice, megjithatë, londinezët duket sikur janë më seriozët për nënshkrimin e tij.

Gazeta Telegrafi thotë se skuadra e Thomas Tuchel është destinacioni i preferuar i Rice nëse ai largohet nga West Ham.

Chelsea me sa duket do të bëjë gjithçka që mundet për të transferuar mesfushorin dhe kjo përfshin edhe tranferimin e sulmuesit Tammy Abraham si pjesë e një marrëveshjeje.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore