Përballje

Chelsea dështon në “St Mary’s”, ndalet nga Southampton


Thomas Tuchel pëson golin e dytë në krye të Chelsea-s dhe po ashtu ndalet në barazim po për herë të dytë.

Ndeshja hapëse e ditës së shtunë nuk shkoj në mënyrën e duhur për blutë e Londrës.

Southampton ishte shumë e kujdesshme prapa dhe shënoi me goditjen e vetme që kishin gjatë gjithë ndeshjes.

Ishte i huazuari nga Liverpool, Takumi Minamino që i dha epërsinë vendasve me një anë të super goli.

Pjesa parë përfundoi me epërsinë e vendasve, me rezultatin 1-0.

Pjesa e dytë filloi me dominim e skuadrës së Tuchel, ku vetëm pas nentë minutave barazuan rezultatin.

Ishte Mason Mount që fitoi penallti pas një ndërhyrje të Danny Ings dhe po i njëjti e shndërroi në gol.

Deri në fund asgjë nuk ndryshoi dhe ndeshja përfundoi në barazim 1-1.

Chelsea me këtë barazim shkon në kuotën e 43 pikëve, dhe rrezikon ta humb vendin e katërt kur West Ham zhvillon nesër ndeshjen përballë Tottenham.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore