Sport

Champions League në sytë e shqiptarve


Në çdo aspekt të jetës, diçka që mezi e pret, gjithmonë ka ekzistuar, ekziston dhe do ekzistoj.

Për fansat e futbollit, ajo diçka, është kompeticioni më madhor i këtij sporti, UEFA Champions League.

Shumë vende të botës organizojnë evente speciale në netët Champions, sepse përjetimi i atyre ndeshjeve gjithmonë kalon në një nivel tjetër.

Edhe në Shqipëri, entuziasmi për këtë kompeticion është i lartë.

Në kohën para pandemisë, në vendin tonë vihej re një interesim i madh në lokalet e qytetit ku transmetoheshin ndeshjet e futbollit.

Vend të lirë nuk kishte, jo se jo, por madje kishte edhe persona që detyroheshin të qëndronin në këmbë.

Për Albanianpost, fansa të futbollit, gazetar sportiv e futbollist të niveleve të moshave, folën rreth Champions League-s.

Mantho Prokopi, student i gazetarisë në fakultetin e filologjisë në Tiranë, u përgjigj në pyetjet tona:

-Rifillon Champions League, si e pret një fans i futbollit këtë kompeticion?

“Champions League-n do e quaja “ajka e qumështit”, thjeshtë eventi më i rëndësishem sa i përket futbollit.”

“Kam një shoqëri që e përcjell futbollin dhe pa dyshim që Champions League është bisedë shumë e rëndësishmë për ne.”

Prokopi thotë që ka gati një javë që flasin për ndeshjen mes Barcelona dhe PSG, që e konsiderojnë një finale të parakohshme.

Ndeshja përfundoi mbrëmjen e së martës në favor të parisienëve, me rezultatin 1-4.

“Po të mos ishte pandemia dhe masat kufizuese, do mblidheshim në lokal për ta shikuar ndeshjen bashkë.”

Ndeshjet i shohin nga shtëpia dhe me shoqëri komunikojnë online mbi çdo detaj, tregon Prokopi.

Sa emocion të jep faza me eliminim direkt?

“Faza me eliminim direkt është padyshim faza më interesante e këtij kompeticioni.”

“Çdo ndeshje ka rëndësinë e vet, fitorja të dërgon më afër trofeut kurse humbja hedh poshtë punën e një viti të tërë. Pikërisht kjo është arsyeja që kjo fazë të shton emocionet dyfish.”

Mantho shprehet edhe për mënyrën se si shkojnë këto ndeshje, duke marr shembull ndeshjen Barcelona – Chelsea në 2012 dhe Barcelona – Bayern në 2020.

“Disa ekipe zgjedhin të mbrohen për të shkuar tutje, siç bëri Chelsea përballë Barcelonës në vitin 2012, kurse disa ekipe zgjedhin të tregojnë potencialin maksimal në sulm, si Bayern vitin e kaluar, kur shënoi tetë herë përballë Barcelona-s.”

Me kë jeni tifoz, çfarë prisni nga ajo skuadër?

“Jam tifoz i Real Madrid, por jam shumë pesimist për ecurinë e tyrë në Champions këtë sezon.”

“Reali vjen nga dy eliminime rresht në këtë fazë, nga Ajax dhe Manchester City, dhe këtë rradhë besoj se do e këtë shumë të vështirë me Atalanta-n, që është një skuadër tejet e mirë.”

“Duke marrë parasysh lëndimet e njëpasnjëshme të Hazard, yllit të ekipit dhe formën jo të mirë që Reali po kalon, nuk jam shumë optimist.”

Sa i përcillni ndeshjet e këtij kompeticioni, kë e shihni favorit?

“Ndjek rreth 90% të ndeshjeve, përveç se kur luajnë skuadra të vogla. Duke parë formën e Manchester City-t, i jap një avantazh të lehtë 51-49 për trofeun përballë Bayern-it.”

Mentor Basha, 20 vjeçar, fans i futbollit, dha një intervistë me shkrim për Albanianpost:

Si tu duk nata parë e fazës me eliminim, a i përcolle ndeshjet?

“Po, gjithmonë shikoj ndeshjet e Champions. Më jep një ndesi ndryshe.”

“Isha shumë i befasur nga rezultati i PSG përballë Barcelona-s, se prisja fare.” Tha Basha.

A është skuadra e preferuar në Champions, nëse po, cila janë pritshmëritë?

“Skuadra e preferuar është Chelsea, dhë bënë pjesë në Champions.”

“Parashikimi është që Chelsea do e fitoj Champions League-n.”

Sa ka ndikuar COVID-19 te emocionet që ofron Champions?

“Covid-19 ka ndikuar shumë, ka humbur hijëshinë e vërtetë të futbollit pa fansa në stadiume.”

“Futbolli pa tifozë, është si gjella pa kripë.”

Për Albanianpost, u shpreh edhe gazetarja sportive, Dea Kozma:

Si e përjëton Champions-in një gazetare sportive?

“Jo vetëm për mua , por për cdo njeri që pëlqen futbollin e bukur, Champion League është kompeticioni më i madh i klubeve në botë.”

“Ne kishim një pauzë prej afro 2 muaj dhe u ndje jo pak besoj tek cdo sportdashës. Jemi në atë fazë që kemi përfunduar me sukses grupet dhe tani mendoj se gara është bërë dhe më interesante sepse kanë mbetur vetëm 16 skuadra në lojë ku në fund vetëm njëra do të jetë fituesja e madhe.” u shpreh Kozma.

“Pavarësisht se futbolli nuk na ka munguar në fushë, sepse kemi pasur kampionatet, qoftë të huaj apo dhe vendas, Champions League të jep një tjetër ndjesi, një tjetër emocion, ku në fund pavarësisht rezultatit, spektakli është i garantuar.”

“Dhe meqënëse përmendet dhe profesionin e gazetarit  mendoj se pjesa më e vështirë është të mos përfshihesh dhe të jesh sa më objektive në kronikat edhe pse duhet të shkruash për gjigantët e futbollit evropian.”

Për fund, ajo thotë se ka vite që ka shpëtuar nga kjo pjesë, sepse është tifoze me Milan-in, që nuk kualifikohet në këtë kompeticion që nga 2013-ta.

“Megjithatë kam disa vite që kam shpëtuar nga kjo pjesë pasi jam tifoze e Milanit por besoj se vitin tjetër duhet të jem më e kujdesshme.”

Për fund, Albanianpost siguroi intervistë nga Ervin Duraku, që tani është futbollist i Vllaznimit në Kosovë.

-Si shihet Champions nga syri i një futbollisti?

“Pavarësisht se a je futbollist ose thjeshtë tifoz, është kënaqësi që të kesh një kompeticion madhor të përvjetshëm si Champions. E ndjek me shumë pasion, duke u munduar të mësoj nga futbollistët më të mirë të globit.”

-Çfarë synimi keni si futbollist?

“Si çdo kush tjetër, ëndrra ime është të luaj në evropë, përkatësisht në skuadra të mëdha si Real Madrid dhe Milan.”

“Besoj që me punë dhe dedikim, do ia arrijë qëllimit.”

-A besoni se ndonjë ekip shqiptar do arrij të prekë të paktën zonën e fazës së grupeve në Champions?

“Deri tani nuk ka ndodhur, por nuk shoh ndonjë arsye që mos të ndodhë në të ardhmen.”

Duraku u shpreh se ai beson që shumë shpejtë do shohim një nga skuadrat Shqiptare në kompeticionin më madhor për klube.

Kjo pra është Champions League, kompeticioni që mbledhë çdo fans të futbollit, të madh e të vogël, e i vendos para telivizioneve, për të përcjellur emocionet e mëdha që ofron çdo ndeshje.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore