Sport

Çfarë duhet të presë Cristiano Ronaldo nga Liga Pro


Vetëm në nëntor Cristiano Ronaldo foli për dëshirën e tij për të vazhduar të luajë në një nga ligat më të mëdha të Evropës.

Në vend të kësaj, ai tani është një lojtar i Al Nassr-it që kur u transferua në Arabinë Saudite si agjent i lirë në dhjetor – dhe u bë futbollisti më i paguar në histori, duke fituar 173 milionë paund (213 milionë dollarë) në vit.

Ish-ylli i Manchester United nuk ka luajtur ende për klubin e tij të ri për shkak se një pezullim prej dy ndeshjesh që ai mori nga Federata e Futbollit në Angli, por ai do të ketë të drejtë të luajë në një ndeshje miqësore kundër Paris Saint-Germain këtë të enjte.

Debutimi i 37-vjeçarit në ligë mund të vijë në shtëpi ndaj Ettifaq të dielën.

Është thënë dhe shkruar shumë për marrëveshjen e tij fitimprurëse dhe çfarë do të thotë për Arabinë Saudite, por çfarë mund të presë një lojtar që ka fituar pesë tituj të Topit të Artë në Ligën Pro Saudite?

Sipas agjencisë së inteligjencës sportive, Twenty First Group, Al Nassr janë ekipi i 308-të më i mirë në botë dhe cilësia e tyre relative është e krahasueshme me ekipet e Championship (liga e dytë për nga rëndësia në Angli) Luton Town dhe Sunderland.

Manchester United konsiderohet të jetë skuadra e 17-të më e mirë në botë.

Saudi Pro League vlerësohet si liga e 58-tënë botë, sipas fuqisë së skuadrave të saj, e cila e vendos atë poshtë Premiership-it skocez (e 49-ta), por mbi Serie C (e 68-ta) në Itali.

Ekipet e saj më të këqija renditen rreth te e 3000-ta në botë, që është afërsisht në të njëjtin nivel me klubet e Nations League si FC Halifax Town dhe Boreham Wood.

“Brenda çdo lige dhe vendi të caktuar, është relativisht e lehtë të përcaktosh se cilët janë skuadrat e mira dhe të këqija”, tha Omar Chaudhuri, shefi i inteligjencës në “Twenty First Group”.

“Ju keni rezultate në fushë, shihni se si bëjnë skuadrat kur promovohen dhe bien nga kategoria dhe si bëjnë në kupat vendase. Ju mund të llogarisni forcën e formacioneve”.

“Është e ndërlikuar kur shkoni në kontinent, sepse skuadrat nuk luajnë aq shumë me njëra-tjetrën, edhe pse ne kemi Kupën e Botës për Klube që na jep një tregues të cilësisë relative të Amerikës së Jugut, Azisë etj”.

“Të folurit relativisht, Al Nassr nuk është aq i keq, por ka një rënie të madhe pasi filloni të dilni jashtë 15 ose 20 skuadrave më të mira. Deri në momentin që arrini në vendin e 308-të, ju keni skuadra të nivelit të kampionatit”, theksoi ai.

Modeli “World Super League” i “Twenty First Group” rendit mbi katër mijë ekipe globalisht dhe përdor rezultatet nga ndeshjet vendase, kontinentale dhe ndërkontinentale për të vlerësuar standardin relativ të ekipeve dhe ligave.

“Premier League është liga më cilësore sepse kur marrim renditjen dhe vlerësimin mesatar të skuadrave në atë ligë, ajo del më e lartë se Bundesliga, La Liga, Seria A e kështu me radhë”, tha Chaudhuri.

Përveç përcaktimit të cilësisë së Ligës Pro Saudite, grupi dhe Chaudhuri janë në gjendje të përcaktojnë sasinë e ndikimit që Ronaldo mund të ketë për Al Nassr.

“Ne mund të shohim se si performojnë lojtarët kur kalojnë nëpër liga”, tha Chaudhuri. “Ne mund të shohim, për shembull, kur sulmuesit lëvizin nga Azia në Evropë, kjo na jep një ndjenjë të standardeve relative në cilësi dhe ne mund të shohim që normat e tyre të golave të rriten ose ulen”.

Duke pasur parasysh faktin se cilësia mesatare e Ligës Pro Saudite është mes League One dhe League Two (e treta dhe e katërta për nga rëndësia në Angli), Ronaldo duhet të nxitet nga shanset që do të ketë për të shënuar.

“Modeli ynë i ‘kursit të këmbimit’ na lejon të kuptojmë se sa vlen një gol në një ligë”, tha Chaudhuri. “Ky model vlerëson se një gol në Premier League vlen rreth 2.6 gola në Ligën Pro Saudite”.

Duke përjashtuar penalltitë, Ronaldo shënoi 0.48 gola për 90 minuta gjatë periudhës së tij të dytë me Manchester United.

“Bazuar në ‘kursin e këmbimit’, kjo barazohet me rreth 1.28 gola për 90 minuta, ose rreth 21 gola nëse ai do të luante për Al Nassr nga tani deri në fund të sezonit”, shtoi ao.

Edhe pse ka shumë mundësi që Ronaldo të shënojë gola në Arabinë Saudite, Chaudhuri ende nuk ka hasur në një lojtar që ka rënë kaq shumë nivele në një transferim të vetëm.

“I vetmi krahasim që mund të mendoj është MLS”, tha Chaudhuri. “Ne e vlerësojmë MLS-në si ligën e 29-të më të mirë në botë, kështu që nuk është aq e ulët. Por ndryshimi me MLS është se cilësia është shumë më e përqendruar”.

“Me Arabinë Saudite, ka një hendek masiv midis ekipeve të larta dhe të poshtme, por MLS është shumë më konkurruese”.

“Nuk ka shembuj të një lojtari aq të mirë sa Ronaldo që ka rënë në atë nivel. Ai ishte ende duke luajtur mjaft rregullisht për United, dhe nuk mund të mendoj për asgjë me atë rënie”, theksoi ai.

Ka një dëshirë në Arabinë Saudite për të mirëpritur futbollistë të tjerë të profilit të lartë – ata shpresojnë që Ronaldo të hapë derën.

Por edhe nëse ata nënshkruajnë disa yje botërorë, nuk ka gjasa të lëvizë vlerësimi në aspektin se si “Twenty First Group” cilëson Ligën Pro Saudite.

“Cilësia e ligës suaj, në thelb, diktohet nga cilësia e talentit tuaj vendas”, thotë Chaudhuri. “Në shumicën e rasteve, ata do të priren të përbëjnë afërsisht 50 për qind. Edhe në Premier League, rreth 35-40 për qind e lojtarëve janë anglezë”.

“Po, ata do të jenë në gjendje të përmirësojnë cilësinë e ligës, por ju duhet një grup i mirë i talenteve të lojtarëve vendas, kjo është arsyeja pse Japonia dhe Koreja (Jugut) vlerësohen si ligat më të mira në Azi”.

“Kjo do të ndihmojë në rritjen e vlerës komerciale të ligës, sepse më shumë njerëz do të duan ta shikojnë atë në nivel lokal dhe në rajon, e cila më pas mund të ri-investohet në stërvitje, por do të duhet shumë kohë para se të realizohet te talentet vendase”, përfundoi Chaudhuri.

 

Marrë nga The Athletic, përshtatur për Albanian Post.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore