Zgjedhjet në Shqipëri

Celibashi: Ja mënyra e saktë për të votuar


Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka publikuar tre modelet e duhura për të votuar në zgjedhjet e 25 prillit.

“Më 25 prill, votohet vetëm me një fletë votimi!”, shkruan Celibashi. “Vendos shenjës X ose + brenda kutisë, vetëm për një parti politike, ose koalicionin dhe vetëm për kandidatin e asaj partie apo atij koalicioni”.

Mënyra e dytë është ajo e të votuarit vetëm për partinë. “Vendos shenjën X ose + brenda kutisë vetëm për partinë politike, ose koalicionin, pa votuar kandidatin”.

Në këto zgjedhje mund të votohet edhe vetëm për kandidatin. “Vendos shenjën X ose + brenda kutisë vetëm për një kandidat edhe nuk dëshiron të votosh partinë, apo koalicionin të cilit i përket kandidatit.

Është e gabuar ndërkaq të votohet për një parti të caktuar apo koalicion dhe kandidatin e një partie apo koalicioni tjetër.

Simbolet e tjera në fletë gjithashtu janë të palejuara, pasi numërimi do të kryhet në mënyrë elektronike.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore