Lajme

Ceka: “Amerikanët nuk tërhiqen nga Kosova”


Kryetar i Kongresit Panshqiptar në SHBA, Bruno Ceka, ka deklaruar se paralajmërimi i presidentit amerikan, Joe Biden “se do të ketë edhe tërheqje të tjera të trupave amerikanë përveç Afganistanit”, nuk ka të bëjë me Kosovën.

Ceka deklarohet bindshëm “me siguri”, pas bisedës të cilën tha se e pati me anëtarët e Departamentit të Shtetit Amerikan.

“Ata janë kryekëput aleatë tonë”.

“Interesi amerikan është në Kosovë dhe asnjëri prej tyre as që e kanë përmendur mundësinë që të tërhiqen nga Kosova. Asnjë anëtar i State Departament, ose kongresmen, ose senator me të cilët kemi biseduar ne as që e kanë përmendur tërheqjen e forcave të SHBA-së nga Kosova”.

“99% Amerika nuk hiqet nga Kosova”.

Ai ka thënë se ndërhyrja e SHBA-së në Kosovë është krejt ndryshe me atë të Afganistanit. Prania ushtarake amerikane në Kosovë nënkupton ndër të tjera edhe vendosjen e balancit në Ballkan, për të mos lejuar që historia të përsëritet.

“Një Kosovë e qëndrueshme do të thotë paqe për Ballkanin”, ka deklaruar Bruno Ceka, duke shtuar se ai është duke u takuar “azhdimisht me pjesëtarë të State Deparment dhe “një gjë e tillë nuk është në horizont”.

“E them me një siguri të fortë që Amerika nuk do të heqë dorë nga Kosova. Miqësia ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së është në nivelin më të lartë”, ka deklaruar Ceka për Klan Kosova.

Së fundi Presidenti amerikan Joe Biden kishte deklaruar se vendimi për tërheqjen e pranisë ushtarake nuk vlen vetëm për Afganistanin, por edhe për vendet e tjera.

Ai përmes një postimi në Twitter bëri me dije se po përfundon epoka e operacioneve ushtarake për të ribërë vendet e tjera.

“Ky vendim për Afganistanin nuk ka të bëjë vetëm me Afganistanin. Bëhet fjalë për përfundimin e një epoke të operacioneve të mëdha ushtarake për të ribërë vendet e tjera”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore