Sport

Ceferin: Skandali i Barcelonës me arbitra është situata më serioze që kam parë ndonjëherë në futboll


Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin thotë se skandali i arbitrave me të cilin përballet Barcelona është një nga situatat më të rënda që ai ka parë ndonjëherë në futboll.

Organi drejtues i futbollit evropian njoftoi në mars se kishte hapur një hetim për pagesat që Barcelona i kishte bërë ish-zëvendëspresidentit të komitetit të arbitrave në Spanjë.

Mes viteve 2001 dhe 2018, Barcelona i pagoi mbi 7 milionë euro Jose Maria Enriquez Negreira.

Klubi katalanas thotë se ata po blinin “raporte teknike mbi arbitrimin” dhe mohojnë blerjen e zyrtarëve të ndeshjes apo ndikimin.

“Situata është jashtëzakonisht serioze”, tha Ceferin në një intervistë me gazetën sllovene “Ekipa” të hënën kur u pyet për ngjarjet rreth Barcelonës. “Është aq serioze sa, për mendimin tim, është një nga situatat më serioze në futboll që kam parë ndonjëherë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore