Momente

Caris LeVert pohon: “Kjo tregëti më shpëtoi jetën”


Gjatë ekzaminimit mjekësor rutinë pas marrëveshjes ndërmjet Brooklyn dhe Indiana për transferimin e LeVert, rezonanca magnetike ka zbuluar një mase jo të mirë në veshkën e majtë të lojtarit të Michigan-it.

“Nuk dimë akoma nëse është masë tumorale, presim përfundimin e ekzaminimit të thelluar – deklaron LeVert – por edhe pse dua shumë të rikthehem sa më shpejt në fushë, basketbolli tani kalon në plan të dytë”.

Gazetat e Brookly-n i hapin faqet e para me tituj “për ish lojtarin e Nets, tani i Pacers, shkëmbimi ka tashmë tjetër kuptim. Në ritualin e vizitave mjekësore është zbuluar një masë jo e mirë në brendësi të veshkës së majtë. Stop i menjëhershëm”. Rikthimi në fushë i pasigurtë dhe vetë Caris LeVert flet për tjetër prespektivë:

“Nuk kisha asnjë simptomë. Ndjehesha fizikisht 100% në formë. Por kjo tregëti zbuloi çfarë ndodhte brenda trupit tim. E shoh si një bekim: mund të them se ky shkëmbim shërbeu për të më shpëtuar jetën, në periudhë afatgjatë. Basketbolli tani kalon në plan të dytë: tani më e rëndësishme është jeta ime”- deklaron Caris LeVert./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore