Jetesë & Stil

Çarçafët, problematikat e moslarjes së tyre


Ne jemi mësuar të lajmë rrobat sa herë që lavatriçja është bërë për t’u mbushur. Në përfundim e gjejmë veten pa asgjë për të veshur. Ne mund të fshijmë banakun e kuzhinës pasi të lajmë enët dhe nuk e përdorim përsëri nesër të njëjtën leckë.

Por në fund të një dite të gjatë, është e lehtë të biesh në shtrat pa menduar ç’të bësh me çarçafët. Pra, sa shpesh duhet t’i ndërroni ato? Dimë t’ju themi që duhen të lahen aq shpesh sa të mundeni pasi mund të lindin dhe probleme shëndetësore nga ato.

Shfaqje aknesh dhe lëkurë e irrituar

Nëse keni vërejtur të keni akne në lëkurën tuaj, jastëku juaj ka mundësi të jetë pis. Përdorimi i përditshëm bën që vaji, qelizat e vdekura dhe papastërtitë të bllokojnë poret duke çuar në puçrra. Lëkura gjithashtu mund të skuqet, për shkak të baktereve të pranishme në merimangat Demodex, të cilat gjenden në çarçafë dhe jastëk.

Green dust mite under microscope.

Alergji të këqija nga merimangat e pluhurit

Fjetja me kafshë shtëpiake mund të jetë e lezetshme, por duhet të merrni parasysh se ka dhe rreziqe. Për shkak se kafshët shtëpiake kanë këpusha, ju mund t’ju shkaktojnë lyme. Leshi i kafshëve shtëpiake gjithashtu mund të tërheqë merimangat e pluhurit në shtratin tuaj.

Kruajtje koke

Çarçafët e njomë nga fjetja në to, janë një mjedis i shkëlqyer për kërpudhat e njohura si dermatofitet. Këto kërpudha shkaktojnë të kruara në kokën tuaj.

Për të parandaluar këto probleme lani shpesh çarçafët dhe rregullojeni shtratin të paktën 20 minuta pasi jeni zgjuar, jo menjëherë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore