Sport

Cancelo do të transferohet te Bayern Munich


Futbollisti i Manchester City-t, Joao Cancelo, do të transferohet në Gjermani te Bayern Munich.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat gjermane, sipas të cilave Cancelo do të transferohet në Bavari në formën e huazimit të thjeshtë gjashtë-mujor.

Interesant është fakti se pas përfundimit të Kupës së Botës, Cancelo nuk ishte i përfshirë shpesh në formacionin standard të Manchester City-t.

Kjo ka bërë që ai të vazhdojë gjashtë muajt e ardhshëm futbollin në Bundesliga.

Kujtojmë që portugezi u transferua në Manchester City që në vitin 2019 nga Juventus-i për shumën e 65 milionë eurove.

28-vjeçari numëron 154 ndeshje në të gjitha garat me fanellën e Manchester City-t, prej të cilave ka shënuar nëntë gola dhe ka dhuruar 12 asistime.

Ai gjithashtu numëron 41 paraqitje me kombëtaren e Portugalisë, prej të cilave ka shënuar shtatë gola.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore